Vrasja mizore e Almirit 4 vjeçar nga Kumanova nga maqedonasi Boban Iliq ka shkaktuar reagime dhe revolta të shumta në Maqedoni, duke filluar nga partitë politike, politikanët, profesorët, shoqëria civile e deri tek qytetarët e rëndomtë.
Menjëherë pas varrimit të djeshëm të Almirit i përcjellë nga qindra qytetarë, janë shfaqur disa fletushka që po shpërndahen në Kumanovë dhe në rrjetet sociale sipas të cilave paralajmërohen protesta masive për të hënën në Kumanovë, me fillim në ora 15:00.
Gjithnjë sipas paralajmërimeve në rrjetet sociale, marshi protestues do të fillojë para gjimnazit “Sami Frashëri” dhe do të mbarojë me bllokimin e rrugës ku ndodhen institucionet e gjykatës, komunës dhe stacionit policor.