Thirrje për të mos shpërndarë filmin “Shok” - Insajderi
×
Kulturë

Thirrje për të mos shpërndarë filmin “Shok”

Insajderi
09 February 2016 - 12:38
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shpërndarja e filmit “Shok” në rrjetet sociale dhe faqet e ku shfaqen filmat e fituar në mënyre piraterike mund të dëmtojnë kandidaturën e këtij filmi në garën prestigjioze Oscar.

Kështu ka thënë aktorja Edona Reshitaj e cila ka ftuar të ndalohet shpërndarja e filmit.

“Kjo është videoja që më ka emocionuar mas shumti edhe me emocionon sa here qe e shohë . Suportojeni këtë arritje, me te madhen deri me tani. Mos e shpërndani filmin, sepse shkon ne dëmtim të këtij suporti. Suksese “SHOK””, ka shkruar Edona në llogarinë e saj në Facebook.

Faqet zyrtare të Qendrës së Kinematografike të Kosovës , asaj të Festivalit Ndërkombëtar të Studenteve për Film dhe Teatrit SKENA UP janë hakuar nga disa persona të cilët e kanë marrë në kontroll këto faqe, duke shpërndarë një video pirat të filmit “Shok”

Filmi i metrazhit të shkurtë “Shok” është nominuar për çmimin Oscar që pritet të ndahet më 28 shkurt.  Kosova për herë të parë ka një film kandidat për këtë çmim./Insajderi


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark