Princi i Uellsit, Charles ka takuar qytetarë të shumtë në sheshin “Ibrahim Rugova”, disa prej tyre kanë pasur kërkesa për Princin britanik.
Në veçanti gratë nga shoqata “Thirrjet e Nënave”, i kanë kërkuar atij që t’i bëjnë presion Serbisë në mënyrë që t’i kthejë më të dashurit e tyre të zhdukur, ndërsa kriminelet të dalin para drejtësisë.
Ferdane Qerkezi, me lot në sy i rrëfej Princit të Uellsit, Charles se i mungon burrin dhe dy djemtë saj, të cilët janë në Serbi, shkruan Lajmi.net.
Qerkezi i tha Princit të Uellsit që t’i bëjnë presion Serbisë që të kthejnë më të dashurit e tyre të zhdukur, kurse, kriminelet të dalin para drejtësisë. /Insajderi.com