
Daut Haradinaj, deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka reaguar pas incidentit me thirrje raciste kundër shqiptarëve nga tifozët e Maqedonisë së Veriut gjatë një ndeshjeje basketbolli mbrëmë në Kumanovë.
Haradinaj me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se Kurti, të cilin e ka quajtur “kumbara e koalicionit qeverisës” në Maqedoninë e Veriut, s’e ka thënë asnjë fjalë për këtë.
““Ndryshimi” që e solli Albin Kurti në Maqedoni të Veriut po ju bën të fala me klithmat shurdhuese: “Dhoma gazi për shqiptarët”. ”Shqiptari i mirë është vetëm shqiptari i vdekur “Maqedoni e pastër (pa shqiptarë)”. “Shqiptarët e mallkuar ta dijnë se emri Maqedoni nuk zhduket””, shkruan Haradinaj.
“Asnjë fjalë, asnjë reagim nga Kurti, kumbara i koalicionit qeverisës në Maqedoni të Veriut”, përfundon shkrimi i tij. /Insajderi.org/