“Thjeshtë nuk janë politikanë serioz”, ish-zëvendës ministri tregon se pse Kurti e Osmanit nuk patën takime në SHBA - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Thjeshtë nuk janë politikanë serioz”, ish-zëvendës ministri tregon se pse Kurti e Osmanit nuk patën takime në SHBA

    Insajderi
    01 May 2022 - 21:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-zëvendës ministri i punëve të jashtme të Kosovës Anton Berisha ka thënë se Presidentja dhe kryeministri i Kosovës nuk arritën të realizojnë asnjë takim serioz në SHBA, sepse, sipas tij, ata nuk janë politikanë serioz.

    Përtej ironive, Berisha thotë se faji nuk është i tyre sepse ata nuk mund të dalin jashtë vetes dhe mundësive të tyre.

    “Janë personalitete të formuara në mendësitë e kufizuara”, shkruan ai mes tjerash në Facebook.

    Postimi i plotë:

    Në kodin shqiptar ceremonia mortore është e definuar në detaje. Në protokolet shtetërore që ndërlidhen me ritet fetare tue përfshi edhe Meshën e Shenjtë, poashtu deri në detaje janë gjërat të nënkuptuara.

    Meqenëse Vjosa e Albini janë të “veçantë”, edhe mund të bëhen lëshime për ndonjë foto çasti aty ku prania është e hapur për çdokënd.

    Por, jo, nuk ka lëshime në pjesën zyrtare.

    Presidentja dhe kryeministri i Kosovës nuk arritën të realizojnë asnjë takim serioz në SHBA, proporcional me funksionin që bartin. Ata, thjeshtë nuk janë politikanë serioz që gëzojnë besimin e SHBA-së.

    Tash, faji më nuk është i tyre, ata të dy nuk mund të dalin jashtë vetes e mundësive të tyre. Janë personalitete të formuara në mendësitë e kufizuara.

    Në këtë gjendje, faji është i shoqërisë së Kosovës në qoftë se i lejon vetes që fatin e shtetësisë së Kosovës ta lidhë me paaftësinë e  Osmanit e Kurtit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark