
Abdyl Çerkezi, nipi i M.Ç. pretendon se për shkak të neglizhencës së spitalit të psikiatrisë, axha i tij u var në litar në mëngjesin e sotëm.
Ai thotë se më 16 gusht e kishte dërguar axhën e tij, M.Ç. në psikiatri në gjendje të rënduar psikike, por psikiatrja që e kontrolloi nuk e kishte shtrirë në spital, por e kishte liruar për në shtëpi duke i dhënë vetëm një terapi.
Në një rrëfim për Insajderin, ai tregon se i ndjeri kishte probleme psikike prej një kohe të gjatë, saqë dy herë e kishte djegur edhe shtëpinë e tij.
Sipas tij, organet e rendit nuk kishin marrë masa, ndërsa policia vetëm e kishte dërguar në burg, pa u kujdesur që ai të trajtohej.
Më tutje nipi i viktimës ka thënë për Insajderin se me datë 16 e kishte lënduar vetën në disa pjesë trupit.
Lidhur me këtë çështje Gazeta Insajderi është në pritje të një përgjigje zyrtare nga Klinika e Psikiatrisë.
Për më shumë detaje ndiqni videon në vazhdim: