Artan Dermaku është zgjedhur dje rektor i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan. Vendim ky që po konsiderohet partiak pasi ky i fundit është edhe anëtar i VV-së.
Në muajin gusht të vitit 2018 ai ishte anëtarësuar në këtë parti. Dy vite më pas ai ishte shpërblyer me pozitën anëtar i Bordit të ndërmarrjes publike “Hekurudhat e Kosovës” – Infrakos, shkruan Insajderi.
Profesori i asociuar, Artan Dërmaku, është zgjedhur të enjten rektor i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan.
E në lidhje me këtë ka reaguar Jehona Lushaku-Sadriu nga LDK, e cila ka thënë se rektori i sapozgjedhur në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, është partiak, pasi që është anëtar i Vetëvensoejs.
Sipas Lushaku-Sadriut, partia në pushtet, po vazhdon të bëjnë kapjen e të gjitha institucioneve.
“Anëtari i VV-së, rektor i Universitetit të Gjilanit! Thonin që do t‘a bëjnë ‘çkapjen’… ‘Çkapje’ duke zgjedhur anëtarin e VV-së rektor të Universitetit të Gjilanit?! Rektor partiak?! Ndryshimi’ i kërkuar po merr formë: Kapje e të gjitha institucioneve publike nga partia në pushtet“, tha ajo.
Në krye të mandatit katërvjeçar Dërmaku u zgjodh nga një votim i fshehtë i Këshillit Drejtues të universitetit, në mbledhjen e mbajtur gjatë së enjtes.
Në partinë e Kurtit ishte anëtarësuar në vitin 2018. Kryetari i kësaj lëvizje, Albin Kurti, kishte treguar atë kohë se me Dërmakun kanë kryer studime së bashku, shkruan Insajderi.
“Kemi studiuar bashkë në Fakultetin e Elektroteknikës. Tash do të jemi sërish bashkë në Lëvizje. Prof. Dr. Artan Dërmaku sot u anëtarësua në Vetëvendosje“, kishte njoftuar Kurti.
Por, i njëjti në vitin 2020 ishte emëruar pikërisht nga njeriu që ishin bashkë në një gjeneratë në pozitën drejtor Bordi i “Infrakos.