Alphonso Davies ka marrë vendimin për t’iu bashkuar Real Madridit si agjent i lirë në verën e vitit 2025.
Sipas Relevo, marrëveshja është konfirmuar dhe gjithçka që mbetet është të pritet për nënshkrimin zyrtar. Kjo lëvizje është pritur me padurim si nga lojtari ashtu edhe nga klubi. Davies ka deklaruar qartë qëllimin e tij për t’u bashkuar me Madridin pasi të skadojë kontrata e tij me Bayern Munich, përcjell Insajderi.
Situata aktuale e mbrojtjes së Real Madrid është në situatë e vështirë, meqë klubi ka nevojë urgjente për përforcime. Ekipi skautues po kërkon po ashtu mbrojtës qendro dhe mbrojtës të krahut të djathtë.
Megjithatë, ndonëse afati kalimtar i janarit po afron, nuk ka asnjë garanci që Madridi do të shtojë ndonjë lojtar tjetër gjatë kësaj periudhe.
Prioriteti i menaxhmentit të Madridit duket të jetë sigurimi i opsioneve mbrojtëse për të ardhmen. /Insajderi.org/