Ferrari i modelit 296 GB mendohej se nuk lëvizte mjaft shpejt, për shkak të motorit.
Në bazë të parametrave të caktuara, ai shpejtësinë maksimale e arrin 331 kilometra në orë, shkruan Gazeta Insajderi.
Mirëpo, një video e shpërndarë së fundmi dëshmon të kundërtën.
Në bazë të kësaj videoje, ku shihet në fund të klipit, ky lloj i Ferrarit arrin në 350 kilometra në orë.
Nuk dihet nëse modeli është modifikuar për ta arritur këtë shpejtësi. /Insajderi.org/