Thuhet se sjell ters kur të ndërpret rrugën, por çfarë simbolizon macja e zezë në ëndërr? - Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Thuhet se sjell ters kur të ndërpret rrugën, por çfarë simbolizon macja e zezë në ëndërr?

    Insajderi
    07 January 2022 - 10:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Macja e zezë në ëndërr është simbol i diçkaje misterioze

    Mund të ketë shpjegime negative, por edhe pozitive për simbolikën e saj, madje edhe shpjegime neutrale në këndvështrime të tjera.

    Kur shihni një mace të zezë që është e qetë dhe e bukur, kjo është shenjë e mirë. Macja e zezë përfaqëson elegancë, veçanti, individualitet dhe pavarësi.

    Macet e zeza po ashtu janë individualiste, ndaj dhe ëndrra ju inkurajon të qëndroni ashtu siç jeni.

    Nëse ndjeni shqetësim kur shihni një mace të zezë, kjo tregon se ka disa probleme, të cilat po përpiqeni t’i shmangni, por megjithatë vazhdojnë t’ju prishin paqen tuaj.

    Në këtë rast është fjala për shqetësime të vogla, por nëse vazhdoni t’i injoroni, ato mund të mblidhen dhe të shndërrohen në probleme më të mëdha. Ato po rrotullohen në jetën tuaj private, ashtu si macja e zezë që ju vjen vërdallë në qetësi të plotë. Përpiquni t’i zgjidhni me kalimin e kohës.

    Nëse shihni në ëndërr sikur merrni një mace të zezë dhe e mbani si kafshë shtëpiake, e përkëdhelni dhe luani me të , ky është ogur i mirë, që tregon se po gjeni balancat në jetën tuaj, një balancë brenda shpirtit.

    Macja e zezë  mund të ketë shpjegime të ndryshme. Në aspektin pozitiv, ajo simbolizon qetësi, vetëbesim e siguri, shkruan Living.

    Ndërsa në aspektin negativ, macja e zezë përfaqëson armiqtë tuaj, shqetësimet dhe problemet që keni. Do të merrni vesh që është kështu, pasi ëndrra do t’ju bëjë të ndiheni në ankth, të parehatshëm dhe të paqetë.

    Ëndrra tregon po ashtu se problemet tuaja janë të fjetura për momentin, por është çështje kohe që ato të shpërthejnë. E njëjta gjë vlen për njerëzit që ju rrethojnë, të cilët dëshirojnë të keqen për ju. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    09 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark