“Thyerja e barrierave dhe fuqizimi i grave”, modelja Edita organizon konkurs vetëdijsimi dhe inspirimi për gratë që sjellë femra nga e gjithë bota në Prishtinë - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    “Thyerja e barrierave dhe fuqizimi i grave”, modelja Edita organizon konkurs vetëdijsimi dhe inspirimi për gratë që sjellë femra nga e gjithë bota në Prishtinë

    Insajderi
    08 April 2025 - 14:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Edita Vitija, një modele që ka prezantuar Kosovën në disa evente per fuqozimin e gruas ka thyer e moshës dhe në konkurset e bukurisë, duke u bërë një ambasadore globale për femrat shqiptare, këto evente përfundojnë me një sfilatë bukurie duke dhënë një mesazh per grat se kur dukeni bukur dhe ndiheni mirë !

    Për ti shtyrë femrat të mirren më shume me veten, ta duan veten me shume se nje nënë e lumtur gjithë familja e lumtur. Vitin e kaluar, ajo përfaqësoi me krenari forcën dhe bukurinë e femrave shqiptare në konkurse të shumta në mbarë botën, duke fituar tre kurora dhe duke marrë ftesë pas ftese për të ekspozuar misionin e saj.

    Kudo që shkoi mbante flamurin e Kosovës, duke lobuar për njohje dhe unitet. Përpjekjet e saj nuk kanë kaluar pa u vënë re – ajo madje është ftuar në Ambasadën e Kosovës në Londër si falënderim për vendosjen e flamurit në hartë! Nëpërmjet këtyre përvojave, Edita fitoi njohuri të paçmueshme dhe tani është në një mision për ta sjellë atë frymëzim në shtëpi.

    Ajo po organizon një konkurs në Kosovë, duke sjellë femra nga e gjithë bota në Prishtinë. Kjo ngjarje jo vetëm që do të festojë fuqizimin e grave, por edhe do të shërbejë si një promovim i bukur i turizmit të Kosovës. Për ta bërë realitet këtë vizion, ajo kërkon mbështetje nga Komuna e Prishtinës dhe bizneset vendore.

    “Ky projekt është më shumë se thjesht një konkurs”, thotë ajo, dhe shton se ka të bëjë me gratë që frymëzojnë dhe lartësojnë njëra-tjetrën, ndajnë përvojat e jetës dhe krijojnë një rrjet mbështetjeje. Mesazhi i Editës është që “nëse doni të forconi një grua, jepini asaj një mikrofonin dhe skenën ! Ajo beson se nëse të gjithë do të kishin dikë për të folur, depresioni nuk do të ekzistonte.

    Përkushtimi i saj shkon përtej fjalëve – ajo mbështet aktivisht gratë që luftojnë kancerin në Kosovë, duke ofruar ndihmë materiale dhe mbështetje emocionale përmes shërbimeve falas të bisedës. Pavarësisht që kishte shume paragjykime nga familjare dhe miqtë, Edita nuk pushoi kurrë së ecuri përpara. Udhëtimi i saj dëshmon se me guxim gjithçka është e mundur! Le të mbështesim misionin e saj dhe të ndihmojmë që kjo ngjarje frymëzuese të realizohet


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark