Thyhen xhamat e Pallatit të Drejtësisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Thyhen xhamat e Pallatit të Drejtësisë

    Insajderi
    01 August 2016 - 19:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pallati i Drejtësisë në të cilën ndodhet Gjykata e Apelit në lagjen Hajvali të Prishtinës, ka mbetur me pasoja pas vërshimit nga shiu i rrëmyeshëm dhe erërave të forta që mbretëruan sot në Prishtinë.

    E pasojat e këtyre kushteve atmosferike të ditës së hënë në Prishtinë janë thyerja e disa xhamave të objektit dhe vërshimi i bodrumit të saj.

    shiu1

    Ndaj këtij pallati edhe më parë ka pasur ankesa për shkak të sistemit të ajrosjes, e cila nuk është në kushtet e kërkuara.

    Ky objekt ka kushtuar 30 milionë euro, nga të cilat 26.1 milionë janë dhënë nga Bashkimi Evropian. /Insajderi.com

    uji


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark