
Brenda 24 orëve në Kosovë janë regjistruar 2708 raste të reja me Covid-19 dhe një vdekje. E për këtë ka reaguar kryetari i Shoqatës së Gastronomëve Petrit Kllokoqi, i cili ka pyetur qeverinë Kurti se “kush i ka fajet?”, përcjellë Insajderi.
Përmes një postimi në facebook, ai ka fajësuar Qeverinë Kurti për arsye që sipas tij nuk po diskutojnë me njohësit e fushave para përcaktimit të masave anti-covid.
“E tash, kush i ka fajet? 🤔
“Me keqardhje po e shohim situatën me numrin e rritjeve te rasteve edhe në vendin tonë. Sa herë kemi pas rritje të tillë, gjithmonë gishti është drejtuar te dasmat, organizimet, klubet dhe gastronomia në përgjithësi. Po tash që dasmat e klubet nuk kanë punuar dhe gastronomia ka funksionuar me kufizime e masa nga më të rreptat në rajon dhe çdo ditë shumica e bareve janë dënuar, a thu KUSH I KA FAJET?” ka shkruar Kllokoqi,
Sipas tij, qeveria duhet të diskutojë me njohësit e fushave të ndryshme dhe të marrin shembull vendet e rajonit dhe botës,
“Ndaluni dhe mendoni pak para se të merrni vendime e masa të reja. Diskutoni me njohës të fushave të ndryshme. Merrni shembull vendet e ndryshme në rajon e gjithandej botës. Nuk është në rregull që kufijtë të jenë të hapur për të pavaksinuarit, të mos ketë dallime në mes të bizneseve që janë të fiskalizuara dhe atyre që funksionojnë në mënyrë informale, të mos ketë dallime mes të vaksinuarve dhe të pavaksinuarëve dhe në fund gjithmonë të jetë kurban gastronomia.
Vlen me u cek se:
•Si shumë sektore të tjera, jemi sektor pa subvencione e të pa përkrahur;
•Na është rikthyer TVSH në 18% përsëri (ndihma e vetme që e kemi pas nga Qeveria);
•Dënime të përditshme gjithandej.”
Nuk është në rregull me i mësu masat në televizion e portale. Tash e sa kohë ju kemi ftuar që të ulemi në tavolinë dhe t’i diskutojmë të gjitha mundësitë e bashkëpunimit. Andaj, prapë po e cekim dhe po ju sugjerojmë që të merrni shembull nga vende të ndryshme në rajon e gjithandej nëpër botë, të konsultoni njohës të fushave të ndryshme dhe bashkë ta tejkalojmë këtë krizë të madhe shëndetësore e ekonomike në të cilën jemi duke përsëri.”