Bugatti Chiron vendos rekordin e ri në botë, si makina më e shpejtë. Ajo ka arritur shpejtësinë gati 305 milje në orë, ose e përkthyer ndryshe 490 kilometra në orë.
Ajo u drejtua nga shoferi Andy Wallace, i cili është testues i Bugattit. Prova u zhvillua në rrugën e kompanisë Volkswagen në Gjermani.
Firma e njohur Bugatti është nën pronësinë e Grupit Volkswagen, i cili gjithashtu zotëron Lamborghinin dhe Bentelyn.
Ndërsa ky Chiron ishte modifikuar posaçërisht për të arritur këtë limit dhe u bë në bashkëpunim me prodhuesin italian të automjeteve për gara, Da’llara.
Synimi ishte që kompania të ishte e para në botë që do të arrinte 300 milje në orë dhe tashmë e ka arritur./Njeshi/