×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ti do të japësh llogari …”, Gashi thotë se Salih Zyba kërcënoi Musliun dhe Drejtorin e AKI’së

    Insajderi
    01 November 2024 - 19:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Arben Gashi, shef i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, tha se deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba i është vërsulur me “gjuhë trupore dhe verbale agresive” kryetares së Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, Ganimete Musliu të mërkurën.

    Gashi tha se pasi u largua nga komisioni me vërejtjet se thirrja e mbledhjes u bë në mënyrë jo të rregullt nga deputetja e PDK-së, Zyba u kthye i nevrikosur, ndërsa shefi i AKI-së, Petrit Ajeti po raportonte para deputetëve.

    “Erdhi me një gjuhë trupore dhe verbale agresive ndaj kryetares së Komisionit dhe drejtorit të AKI-së duke i thënë se ‘ti do të japësh llogari që po qëndron këtu’. Ky ishte kërcënim e shantazh”, tha Gashi

    Ai tha se në mbledhjen e thirrur për “pati një situatë të tensionuar”.

    Gashi tha se “ka ndërhyrje të vazhdueshme në Agjencinë e Inteligjencës së Kosovës”, ka deklaruar Gashi në T7.

    Ai tregoi se Musliu i kërkoi Zybës atë ditë që të largohej nga salla, ndërsa ai refuzonte.

    Gashi tha se në mbledhje u kërkua që të ketë një raport lidhur me dyshimet se zyrtarë të AKI-së po përcjellin e përgjojnë gazetarë si dhe për ndikimin e koordinatores së komiteteve në LVV, Dejona Mihalit në AKI.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark