"Ti je hajn, kriminel", përplasje e ashpër në Kuvendin Komunal të Gjilanit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ti je hajn, kriminel”, përplasje e ashpër në Kuvendin Komunal të Gjilanit

    Insajderi
    19 December 2024 - 17:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një debat i ashpër ka ndodhur mes asamblistit Muhadin Haziri dhe drejtorit të urbanizmit në Komunën e Gjilanit, Ali Arifi.

    Haziri në Kuvendin Komunal e ka akuzuar Arifin për keqpërdorime financiare, duke quajtur edhe “hajn”.

    Ai u ankua se drejtori nuk po i përgjigjet në pyetjet e tij.

    “Ti je hajn mashtrues, kriminel, përgjigju në pyetjet e mia, a ka leje ndërtimore rruga Hamdi Kurteshi, a ka pyetje me të thjeshtë se kjo”, tha Haziri.

    Ndërkaq edhe përgjigja e drejtorit ishte e ashpër: Nëse unë jam kriminel ti je koka e kriminelit. Pyetjet i përgjigjem me shkrim dhe e keni përgjigjen brenda ditës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark