T’i luftosh ekstremistët me “shishe birrash” – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    T’i luftosh ekstremistët me “shishe birrash”

    Insajderi
    05 June 2017 - 00:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sulmi terrorist i së shtunës mbrëma në urën e Londrës la shtatë të vrarë dhe 48 të plagosur.

    Tre terroristët filluan me shkelje të këmbësorëve me një furgon, dhe vazhduan me therjen e qytetarëve dhe oficerëve të policisë që qëlluan aty afër.

    Një kalimtar i rastit, Gerard Vowels, ka ndarë versionin e tij të ngjarjes me gazetën The Independent. Ai thotë se së pari kishte parë një të moshuar në tokë i cili ishte i mbuluar me gjak.

    “Pashë një të moshuar në tokë duke thënë ‘Më kanë therur, më kanë therur’ në atë moment unë shikova trupin e tij dhe ai ishte i mbuluar me gjak”, ka treguar Vowels.

    Vowels tha se i kishte parë  këta burra duke e therur një vajzë të re për 15 herë.

    “Pastaj pashë këta tre djemtë myslimanë duke u vërsulur me thika, ata vrapuan dhe filluan ta thernin mizorisht këtë vajzë të re. Pasi që e sulmuan vajzën, ata therën edhe një djalë tjetër”, ka thënë ai.

    Vowels tregoi se ishte munduar të ndihmonte njerëzit, kishte hedhur gjësende në drejtim të sulmuesve.

    “Isha duke bërtitur gjatë gjithë kohës ‘vraponi, vraponi, vraponi’ dhe po hedhja vazhdimisht shishe gjami, karrige dhe ç’mundja. U përpoqa të ndihmoja sa më shumë njerëz që është e mundur, por isha i pambrojtur. Po qe se do të rrëzohesha në ato momente , ndoshta do të isha i vdekur edhe unë tani”, është shprehur ai.

    “Qava  për një orë të tërë. Nuk e dija se çfarë po bëja, isha në një planet tjetër”, ka përfunduar Vowels

    Policia gjatë aksionit qëlloi dhe vrau tre sulmuesit, më pas arrestoi edhe 12 të tjerë të dyshuar për lidhje me aktin terrorist. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    22 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark