"Ti që në sy tim, më vrave nënën, mallkimi të ndjektë nga pas" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ti që në sy tim, më vrave nënën, mallkimi të ndjektë nga pas”

    Insajderi
    02 December 2022 - 10:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vrasja e dyfishtë që u krye nga Sokol Halili, bashkëshorti i të ndjerës, Hamide Magashi ka shokuar mbarë vendin. Magashi brenda saj po mbante edhe foshnjën e saj, për pak orë ajo pritej të bëhej nënë. Ajo u vra në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë. Për vrasjen makabre pati shumë reagime. Nuk munguan as vargjet e poezitë. Së fundmi përmes disa rreshtave ka reaguar edhe zëdhënësi i Policisë në rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli i cili veç e ka të botuar një libër. Shpesh shkruan për fenomene të rënda që ndodhin në vend.

    Fjalët që ka përdorur të prekin thellë. Ai përmes këtyre rreshtave flet sikur të ishte foshnja që do vinte në jetë, mes tjerash thotë “Por ti, ti që më vrave ti që në sy tim, më vrave nenën, mallkimi të ndjektë nga pas”.

    Për më tepër lexojeni shkrimin e plotë:

    Vrastar

    Ti që më vrave,

    të ndjeja, belbëzoja,

    doja të dilja, të thërrisja

    doja të qaja, të frymoja

    u përpëlitja që më shpejtë

    dritën e Zotit, ta shikoja!

    Por ti, ti që nga fara yte,

    një ditë pa u bërë 9 muaj,

    një ditë pa i hapur sytë,

    nuk kisha, as si tu mbroja,

    as ndalo të them,

    veç një sekond,jetën ta shijoja,

    pandeh, ndoshta do të shpëtoja!

    Por ti, ti që më vrave

    ti që në sy tim, më vrave nënën,

    mallkimi të ndjekt nga pas,

    e keqja mor mizor,që akoma,

    nuk kishin plasur, ujrat e mamit tim,

    se, me duart e mia

    në fyt të kisha ngulfat,

    të kisha futur trishtim!

    Ti mizor, e ti vrastar

    ti, që as ndjenjën babë

    se paske merituar,

    më mirë, që amshueshëm

    me mamin, ikëm me fillim

    kështu, paska qenë fati i keq

    Zoti e paska shkruar,

    Veç një gjë dije, o mizor

    unë mamin e ndjeva për ditë,

    brenda trupit të saj lozja

    e pëshpërisja ç’do natë,

    më prekte, më ledhatonte,

    trupit tim, mi dha shpirt.

    Tani, ti që më vrave

    mua dhe mamin tim,

    kurr mos paqsh ndjenjën

    e një evladi ,

    kurr mos e përjetosh ,

    ndjenjën e një fëmijës !

    K.V

    02.12.2022

    Kanun Veseli është botues i një përmbledhje me poezi që mbanë titullin ‘’Lëmsh kujtimesh e përjetimesh’’ të cilën e kishte promovuar në dhjetor të vitit 2021./GazetaInsajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark