“Tifozat Kuq e Zi” protestojnë ndaj FSHF-së: Jo Euro 2027 me Serbinë - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    “Tifozat Kuq e Zi” protestojnë ndaj FSHF-së: Jo Euro 2027 me Serbinë

    Insajderi
    29 July 2025 - 12:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë ditës së djeshme, Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi për vizitën e kryetarit të FSHF-së, Armand Duka në Luginën e Preshevës dhe Bujanoc.

    Duka u prit nga kryetarët e dy komunave shqiptare në Serbi, si dhe nga ambasadori i Shqipërisë në Serbi, Bardhyl Canaj.

    Ai po ashtu pati takim edhe me disa përfaqësues nga dy klube shqiptare atje, KF Besa dhe KF Tërnoci.

    Duka ishte i pranishëm në Preshevë, pasi FSHF-ja e mbështeti një turne që u mbajt në këtë qytet.

    Mirëpo, të pranishëm ishin edhe tifogrupi “Tifozat Kuq e Zi”.

    Ata ishin atje për të protestuar ndaj Armand Dukës, madje shpalosën një baner.

    Aty shkruante: “Jo bashkë me shtetin që na mohon. Jo Euro 2027 me Serbinë”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark