Futbollisti senegalez Kalidou Koulibaly, i cili u përballë me thirrje raciste ndaj tij, një javë më parë në ndeshjen Lazio-Napoli, ka marrë mbështetje nga tifozët e skuadrës së tij.
Në ndeshjen ndaj Carpit, tifozët e Napolit kishin në duar fotografinë e futbollistit të tyre si një shenjë mbështetjeje kundër fyerjeve raciste.
Në futbollin italian ekziston problemi i racizmit qe një kohe të gjatë, por tashmë duket se tifozët e Napolit po dalin në krahë të lojtarëve me ngjyrë.