×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Tifozët i reagojnë ashpër Messi’it pasi qeshi me penalltinë që e humbi lojtari i Inter Miamit

    Insajderi
    08 February 2024 - 10:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tifozët kanë reaguar ndaj një videoje të Lionel Messit duke qeshur pasi shoku i tij i skuadrës në Inter Miami, Robert Taylor humbi një penallti.

    Incidenti ndodhi në barazimin pa gola me Vissel Kobe në Tokio të mërkurën (7 shkurt). Messi hyri në pjesën e dytë në ndeshje, por nuk mundi të ndikojë pasi përballja, edhe pse miqësore, shkoi në penallti.

    Skuadra e Tata Martinos humbi 4-3, me Messin që u kap duke qeshur me shokët e skuadrës pasi mesfushori Taylor humbi një penallti. Tifozët, duke mos marrë parasysh mjedisin e relaksuar të një miqësore, kritikuan argjentinasin për mungesën e lidershipit.

    “Lionel Messi, kapiteni i Inter Miami duke qeshur me shokun e tij të skuadrës që humbi një penallti. Çfarë lideri i neveritshëm,” shkroi njëri në Twitter.

    Një tjetër me sa duket shkoi paksa larg, duke postuar në Twitter: “Kontrata e tij duhet të ndërpritet sa më shpejt”. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark