Grupi i tifozëve të Kombëtares së Shqipërisë Tifozët Kuq e Zi, kanë reaguar ndaj sjelljes së policisë ndaj tyre.
Ky grup nepërmjet një reagimi po thonë që policia po i merr në stacione anëtaret për shkak të këngëtarit serb Goran Bregoviq.
Sipas kësaj tifozët e këtij grupi janë duke u përballur me një “ represion psikologjik të jashtëzakonshëm nga ana e autoriteteve policore në shumicën e qyteteve të Shqipërisë administrative”.
“Dje dhe sot jemi përballur me një represion psikologjik të jashtëzakonshëm nga ana e autoriteteve policore në shumicën e qyteteve të Shqipërisë administrative”.
“Dhjetëra përfaqësues e anëtarë tanë, janë shoqëruar nëpër komisariate duke ushtruar dhunë psikologjike, me kërkesën për heqje dorë nga thirrja jonë për bojkotimin e këngëtarit serb në festivalin e birrës në Korçë”.
“Nuk na frikësoni! Nuk zbrapsemi! Shqipëria jonë është më e madhe se ato kilometra që administron Ministria e Brendshme. Tërhiqeni ftesën për Bregoviqin!”.