“Tifozi” i Kurtit 40 dhurata për një vit- Kush çka i dha guvernatorit të BQK’së? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    “Tifozi” i Kurtit 40 dhurata për një vit- Kush çka i dha guvernatorit të BQK’së?

    Insajderi
    16 June 2025 - 14:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ahmet Ismaili, guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës, u bë viral për një veprim të tijin përgjatë vitit që shkoi. Ai u pa duke kërcyer në sinkron me shefin e qeverisë në detyrë, Albin Kurtin, teksa po ndiqnin një ndeshje të Kombëtares së Kosovës.

    Gazeta Insajderi ka arritur të sigurojë regjistrin e dhuratave për guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për vitin 2024. Aty Ismaili ka të deklaruara dhurata për fundvit, të pranuara nga institucione financiare, mikrofinanciare, kompani sigurimesh e zyra diplomatike përfaqësuese të shteteve të huaja në Kosovë.

    Vetëm për këtë vit, Ismaili i ka të deklaruara mbi 20 shishe verë që ka pranuar si pako të fundvitit.

    Dhurata guvernatorit i kanë bërë edhe kompanitë e sigurimeve. Një shishe verë, lapsa kimik dhe fletore me logo të institucionit për fundvit i ka dërguar kompania e sigurimeve “Illyria”. Dhuratë të njëjtë i ka bërë edhe “Eurosig” e “Sigma”.

    Ndërkaq kompania e sigurimeve “Siguria” ia ka dhuruar Ismailit një helmetë nga qeramika, vlerën e së cilës numri një i BQK’së s’e ka bërë të ditur.

    Në një vizitë për rastin e një emërimi, kompania e sigurimeve “Sigal” e ka shpërblyer guvernatorin me një veshje tradicionale arbreshe nga Italia.

    Ismaili ka pranuar edhe monedha të argjendit nga institucione e homologë të tij në vlerë nga 10 deri në 30 euro.

    Gazeta Insajderi ka marrë vesh përmes burimeve të saja se dhuratë Ismaili në janar të këtij viti ka pranuar nga një autosallon, dhuratë kjo që pritet ta supozojë në formularin për vitin e ardhshëm.

    Nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit për Insajderin kanë bërë të ditur se përgjatë këtij muaji do të finalizojë katalogët vjetorë të dhuratave të raportuara nga institucionet publike për vitin 2024. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark