Shqipëria nuk arriti t’i marrë ndonjë pikë Italisë, pasi në ndeshjen e parë të “EURO 2024” u mposht me rezultat 2:1, në “Signal Iduna Park”.
Tifozët “Kuq e Zi” dhanë spektakël në tribuna, madje kishte nga ata që tentuan edhe të hyjnë në fushë.
Gazetari Arlind Sadiku, ka sjell pamjet e një tifozi shqiptari i cili kishte kokën e ngyrosur me ngjyrat e flamurit, i cili u mundua të kërcente për të hyrë brenda, por u pamundësua nga sigurimi.
Të paktën në fund ai e bëri me dorë simbolin e shqiponjës: