Të vrasësh sepse e ke kundërshtar në futboll, një gjë e tillë ndodh mes shqiptarëve. Një 22-vjeçar shqiptar është dënuar me 6 vite burg në Këln të Gjermanisë, për vrasjen e bashkëkombësit të tij.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur për motive banale. Autori dhe viktima kanë debatuar me tone të ashpra mbi ekipet e futbollit dhe situata ka degjeneruar në përplasje fizike.
22-vjeçari ishte tifoz i Milanit ndërsa 26-vjeçari bënte tifo për Interin. Në debat e sipër 22-vjeçari ka nxjerrë një brisk me të cilin ka goditur 26-vjeçarin, një herë në pjesën e sipërme të krahut dhe herën tjetër në zemër. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në shkurt të këtij viti në Pulheim, ku shqiptarët ishin vendosur në një qendër azili, shkruan “Kölnische Rundschau”./Insajderi.com