Po cilësohet si Kazanova e Kosovës. Deçanasi Bekim Stokaj në një studio televizive ka treguar se ka pasur shumë të dashura në jetën e tij.
Stokaj ka thënë se në jetën e tij ka pasur më shumë se 400 femra.
Megjithatë historia më e pabesueshme që ka treguar ai është se si për një ditë ka dalur në takim me 70 femra të ndryshme.
Stojkaj që ka dëshirë ta quajnë Maxi ka thënë se rekordin botëror e ka thyer në Gjermani.
“Më ka ruajtur policia gjermane se kam dalë me 70 femrave përnjëherë. Unë jam i barabartë si me Hollywood”, ka thënë ai në Kosovë Show.
“Për puthje jam njëshi në Evropë, ka ndodh për një ditë i kam puthur 70 femra. Kur i kam puthur 70 femra për një ditë më ka ra të fikët”, ka thënë ai.