“Tik-Tok” në rënie, mijëra përdorues në gjithë botën raportojnë probleme - Insajderi
×
Teknologji

“Tik-Tok” në rënie, mijëra përdorues në gjithë botën raportojnë probleme

Insajderi
09 March 2023 - 12:43
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Tik-Tok ka rënë nga sistemi, ku shumë përdorues nga e mbarë bota nuk kanë arritur të qasen në aplikacion.

Një total prej 53 për qind e përdoruesve që kanë probleme kanë raportuar probleme me vetë aplikacionin, 32 për qind me furnizimin e tyre dhe 15 për qind me lidhjen e tyre me serverin.

Sipas DownDetector, ueb-faqe e specializuar në monitorimin e probleme të tilla, ka raportuar fillimisht për këtë rënie të TikTok.

Pothuajse mbi 3 mijë ankesa janë regjistruar, ku shumica e përdoruesve nuk kanë mundur të qasen në rrjetin social, që është në pronësi të kompanisë kineze ByteDance.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark