TikTok, aplikacioni popullor për ndarjen e videove të shkurtra, ka zbuluar një veçori të re të quajtur ‘Sound Search’ që synon t’ua bëjë më të lehtë përdoruesve gjetjen e këngëve që u pëlqejnë.
Kjo veçori ju mundëson përdoruesve të ‘TikTok’-ut ta gjejnë ndonjë këngë vetëm duke e kënduar atë.
‘Sound Search’ po testohet në disa vende të zgjedhura dhe nuk është ende plotësisht në dispozicion për të gjithë.
Në bazë të testimeve, ka dalë se këngët e njohura arrijnë të identifikohen shpejt, teksa ka probleme me ato të panjohurat.
Kjo veçori ia ngjan asaj të ‘Shazam’, e cila është si veçori edhe në ‘Snapchat’. /Insajderi.org/