TikTok është kritikuar prej kohësh dhe rrezikoi vitin e shkuar të ndalohej me ligj nga Shtetet e Bashkuara.
Para se të hapni një llogari në platforma si Instagram ose TikTok, ju kërkohet gjithnjë të klikoni ‘pranoj’ ose ‘nuk pranoj’ në një dokument të gjatë (të cilin praktikisht askush nuk e lexon) që quhet ‘Termat e Kontratës’ ose ‘Termat e Shërbimit’ [Terms and Services].
TikTok është kritikuar prej kohësh dhe rrezikoi vitin e shkuar të ndalohej me ligj nga Shtetet e Bashkuara – siç ndodhi edhe me firmën kineze të telefonave celulare Huawei e cila akuzohej si një ‘pajisje që spiunonte përdoruesit në të gjithë botën dhe ja dërgonte informacionet e tyre Partisë Komuniste Kineze’
Dhe mesa duket TikTok mund të mos jetë shumë ndryshe.
Më poshtë do të gjeni disa nga termat e kontratës të cilat ju i pranoni duke përdorur TikTok:
Politikat e privatësisë
Ne mbledhim informacione të caktuara në lidhje me pajisjen që përdorni për të hyrë në platformë dhe kemi akses tek informacione si p.sh:
Adresa juaj IP [që do të thotë vendodhjen tuaj]
Rajoni i përdoruesit
Operatori celular
Identifikuesit për qëllime reklamimi
Modelin e pajisjes suaj
ID-në e pajisjes suaj
Rezolucionin e ekranit dhe sistemi operativ
Emrat dhe llojet e aplikacioneve dhe skedarëve/fileve, (të gjitha aplikacionet tuaja dhe të gjithë emrat e skedarëve tuaj, TikTok ka akses tek të gjitha gjërat që keni ruajtur në telefonin tuaj)
Përsëritjet dhe ritmin e goditjeve të tasteve/tastierës tuaj – (ata monitorojnë çdo klikim tuajin, që do të thotë se ata dinë gjithçka që ju shkruani)
Gjendja e baterisë
Cilësimet e audios dhe pajisjet e lidhura me audion
Ne kemi të drejtën t’ju identifikojmë me pajisjet nga ku ju bëni log-in në llogarinë tuaj edhe pse ato nuk janë pajisjet tuaja të zakonshme
Ne kemi të drejtën të aksesojmë informacione mbi ato pajisje.
Kjo do të thotë që Tik Tok mund të thithë të dhënat e kompjuterëve ose celularëve që nuk janë tuajit thjesht sepse e keni aksesuar platformën prej tyre.
Kjo është vetëm një pasqyrë e shkurtër e asaj me të cilën bini dakord kur shkarkoni dhe filloni të përdorni Tik Tok./Albinfo/