TikTok-u rikthehet në Shqipëri? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    TikTok-u rikthehet në Shqipëri?

    Insajderi
    07 June 2025 - 15:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Platforma TikTok e bllokuar nga Qeveria e Shqipërisë ka filluar të funksionojë sërish. Ndonëse ndalesa është ende në fuqi, përdorimi i tij kryhet lehtësisht edhe pa VPN.

    Qeveria shqiptare përpara zgjedhjeve parlamentare mori vendimin për të bllokuar TikTok-un, akt i cili u lexua si censurim politik përpara zgjedhjeve.

    Popullaritetit i kësaj platforme ishte aq i madh sa edhe një nga premtimet e opozitës ishte për rihapjen e platformës.

    Por premtimin e Berishës duket se po e mbajnë institucionet e Edi Ramës pasi me përfundimin e zgjedhjeve, aksesi në këtë platformë të rrjeteve sociale është edhe më i lehtë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark