Tillerson dënon testin raketor të Koresë së Veriut – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Tillerson dënon testin raketor të Koresë së Veriut

    Insajderi
    05 July 2017 - 11:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut zhvilluan një stërvitje të përbashkët lëshimi të raketave balistike, një ditë pasi Veriu komunist testoi një raketë ndërkontinentale, veprim ky i konfirmuar edhe nga Uashingtoni.

    “Vetëpërmbajtja është ajo që ndan armëpushimin nga lufta, e kjo mund të ndryshojë në çdo moment”, deklaruan dy vendet aleate. “Do të ishte gabim i madh – sipas tyre, – nëse Peniani mendon ndryshe”.

    Disa ekspertë mendojnë se raketa koreano-veriore mund të mbërrijë deri në Alaskë, gjë që e dëshmon edhe më shumë seriozitetin e situatës.

    Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson e dënoi me forcë episodin, duke e cilësuar një përshkallëzim të ri të kërcënimit ndaj SHBA-ve, aleatëve dhe partnerëve të saj nëpër botë.

    “Për të ndaluar këtë kërcënim global nevojitet veprim global”, ishte komenti i shefit të diplomacisë amerikane. “Çdo vend që strehon punëtorë koreano-verior, i siguron përfitime ekonomike apo ushtarake, ose dështon të implementojë plotësisht rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Po ndihmon një regjim të rrezikshëm”, vazhdoi ai.

    Tillerson i shtoi deklaratës së vet edhe thirrjen për çarmatosjen e gadishullit korean nga armët bërthamore, e shtoi se Shtetet e Bashkuara nuk do ta pranojnë kurrë një Penian që zotëron armë atomike.

    Koreja e Veriut pretendon se është pikërisht një vend i tillë. Testin e fundit, kreu i saj Kim Jong-un e cilësoi “një dhuratë për Amerikën me rastin e festës së pavarësisë”, e shtoi se duhet të bëjë pak më shpesh dhurata të tilla, të vogla e të mëdha.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark