Sekretari amerikan i Shtetit Amerikanë, Rex Tillerson ka akuzuar Iranin se është duke e provokuar vazhdimisht e cila synon destabilizimin e Lindjes së Mesme dhe cenimin e interesave amerikane në rajon.
Duke folur një ditë pasi njoftoi se do të kishte rishikim të politikave kundrejt Iranit, përfshirë sanksionet, kryediplomati amerikan tha se ky shtet kishte potencialin për tu shndërruar në një rrezik të ngjashëm me Korenë e Veriut.
“Sot do të doja të ndalesha tek provokimet e vazhdueshme alarmuese të Iranit, që eksportojnë terror dhe dhunë, duke destabilizuar më shumë se një shtet. Irani është sponsori kryesor i terrorizmit dhe është përgjegjës për intensifikimin e konflikteve të shumëfishta dhe minimin e interesave amerikane në vende si Siria, Jemeni, Iraku e Libani, ka thënë Tillerson, shkruan BBC.
Sipas Sekretarit amerikan të Shtetit, Irani ka ndërmarrë sulme kibernetike kundër SHBA-së dhe partnerëve të saj, ajo qëndron para sulmeve terroriste në vende të ndryshme të botës ku mbështet armët e shkatërrimit në masë.
Presidenti amerikan Donald Trump urdhëroi më herët një rishikim të marrëveshjes bërthamore me Iranin, edhe pse Uashingtoni e pranon se Teherani po i përmbahet kushteve të ujdisë së nënshkruar në vitin 2015.