Tillerson: Kërkohet fleksibilitet para votimit për Rusinë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Tillerson: Kërkohet fleksibilitet para votimit për Rusinë

    Insajderi
    14 June 2017 - 20:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, ka kërkuar që ligjvënësit të mos e kufizojnë mundësinë e Shtëpisë së Bardhë për të zhvilluar negociata me Rusinë, derisa Senati po lëvizë më afër forcimit të sanksioneve ekzistuese kundër Moskës dhe imponimit të rundit të ri të sanksioneve.

    Këto komente të mbrëmshme të zotit Tillerson në Komitetin e jashtëm të Dhomës Përfaqësuese, u bënë disa orë para votimit kryesor procedural në Senat, për legjislacionin e ri të sanksioneve.

    Me këtë masë do të konfirmohen sanksionet ekzistuese për shkak të agresionit të Rusisë në Ukrainë, duke e vështirësuar mundësinë që presidenti, Donald Trump, t’i tërheq ato në mënyrë të njëanshme.

    Zoti Tillerson u tha anëtarëve të Dhomës Përfaqësuese se Rusia duhet të mbahet përgjegjëse për dyshimet lidhur me përzierjen e saj në zgjedhjet amerikane të vitit të kaluar.

    Megjithatë, ai tha se “do të kërkoja…të lejohet që presidenti të ketë fleksibilitet për përshtatjen e sanksioneve me plotësimin e nevojës në atë që çdo herë është një situatë diplomatike në zhvillim”.

    Sipas tij, administratës i duhet “aftësia për të ndërmarrë masa, por, po ashtu, ta mbajë aftësinë që të ketë dialog konstruktiv me Rusinë”, njofton rel.

    Kremlini është kërcënuar me masa hakmarrëse, nëse Shtetet e Bashkuara imponojnë sanksione të reja.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark