Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, arriti në Ankara për të biseduar për luftën kundër grupit ekstremist Shteti Islamik (IS).
Departamenti i Shtetit tha se bisedimet e Tillersonit me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë do të fokusohen në hapat përpara të fushatës për mposhtjen e Shtetit Islamik në Siri dhe Irak.
Ankaraja po i bën presion Uashingtonit që të nisin një luftë të përbashkët, për rikthimin e kotrollit të qytetit Raka, që është bastioni i fundit i Shtetit Islamik në Siri.
Turqia do që kurdët sirianë, që gëzojnë mbështetjen e SHBA-së, të përjashtohen nga operacionet.
Bisedimet e sotme pritet të prekin edhe kërkesën e Ankarasë për ekstradimin nga SHBA-ja të klerikut fetar, Fethullah Gulen, shkruan REL.
Autoritetet turke e kërkojnë atë nën dyshimet se ka organizuar përpjekjen për grushtshtet në Turqi, korrikun e kaluar.
Gulen i mohon akuzat.