Tillerson i premton mbështetje të fuqishme Ukrainës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Tillerson i premton mbështetje të fuqishme Ukrainës

    Insajderi
    24 April 2017 - 08:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, i tha presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko, se veprimet e Rusisë në lindje të Ukrainës mbeten pengesë për përmirësimin e marrëdhënieve SHBA-Rusi dhe përsëriti mbështetjen e tij “të fuqishme” për Kievin.

    Zëdhënësi Mark Toner tha se biseda telefonike ka pasur qëllim që ta informojë Poroshenkon për vizitën e Tillersonit në Moskë, më 11 dhe 12 prill, ku ai ka takuar presidentin rus, Vladimir Putin, dhe ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

    Sipas Tonerit, Tillerson “ka transmetuar mesazhin e tij ndaj udhëheqjes ruse se, ndonëse SHBA është e interesuar të përmirësojë lidhjet me Rusinë, veprimet e Rusisë në lindje të Ukrainës mbeten pengesë”.

    Ai konfirmoi se sanksionet kundër Moskës do të mbeten në fuqi derisa Rusia të kthejë kontrollin e Gadishullit të Krimesë tek Ukraina dhe të zbatojë plotësisht obligimet e saj me Marrëveshjen e Minskut për paqe në Ukrainë


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark