×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Tim Cook konfirmon planet e Apple me makinat autonome

    Insajderi
    14 June 2017 - 09:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në një intervistë për Bloomberg, shefi ekzekutiv i Apple Tim Cook konfirmoi se kompania po punon prej kohësh në një makinë Apple.

    Dhe kjo nuk është hera e parë të Apple flet rreth përpjekjeve të saj në industrinë e makinave. Cook përshkroi projektin e Apple me makinat si kombinim të tre faktorëve: sistem vetëdrejtimi, makina elektrike dhe ndarje të itinerareve.

    Pikërisht këto tre faktorë e bëjnë çdo gjë edhe më interesante. Cook tha se Apple është e interesuar më shumë në sistemet e vetëdrejtimit dhe jo vetë prodhimin e makinës.

    “Jemi duke u fokusuar në sistemet autonome,” tha Cook. Me fjalë të tjera Projekti Titan është një punë që vijon ende sot. Gjithashtu intervista zbuloi se Apple synon të ndërtojë një trup pajisjesh dhe jo makina.

    Pak javë më parë Apple mori lejen për të testuar makinat autonome. Aktualisht kompania ka eksperimentual me një SUV Lexus.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark