Time Kadrijaj: Albin Kurti është strumbullari i korrupsionit e i keqpërdorimeve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Time Kadrijaj: Albin Kurti është strumbullari i korrupsionit e i keqpërdorimeve

    Insajderi
    11 July 2025 - 11:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj gjatë qëndrimit në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës, foli për skandalet e Qeverisë Kurti.

    “Deputetët e frustruar të Lëvizjes Vetëvendosje me britmat e tyre po e pengojnë edhe atë pak fjalë që po na lë kryesuesi i Kuvendit, dhe neve nuk na ka mbetur tjetër pos të drejtohemi përmes medieve”, tha ajo.

    “Albin Kurti ka ardhur në pushtet me premtime të mëdha, një prej premtimeve që ka marr më së shumti mbështetje ka qenë se do t’i luftonte oligarkët, ndërsa sot çfarë po bën kjo qeveri dhe kjo parti? A është oligark Martin Berisha? Ambasadori i Kosovës në Kroaci, i akuzuar së fundmi nga zyra e prokurorit në Slloveni, për veprën penale “keqpërdorim i pozitës nga një zyrtar” dhe abuzimi me miliona euro. A kemi pasur kritike dhe shkarkim të këtij drejtori? Jo, s’kemi pasë, sepse është shok i Albin Kurtit dhe jo që s’është sulmuar, por është mbrojt”.

    Kadrijaj përmendi edhe skandalet e Nagip Krasniqi, Dejohna Mihalit, Ridvan Muharremit, Rozeta Hajdari e Driton Dalipin.

    “Albin Kurti është strumbullari i korrupsionit e i keqpërdorimeve bashkë me kabinetin e tij qeveritar”, tha tutje ajo.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark