Tirana bëhet me Muze të Diasporës - Insajderi
×
Kulturë

Tirana bëhet me Muze të Diasporës

Insajderi
05 March 2019 - 10:45
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në mbrëmjen gala të Samitit të Diasporës u lancua dhe projekti i ri prestigjioz i Muzeut të Diasporës.

Në pritje të konkretizimit të këtij muzeu, në Muzeun Kombëtar Historik është krijuar pavijoni i parë dedikuar plotësisht diasporës, citon ATSH ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, zëdhënëse e Qeverisë, Elisa Spiropali, e cila foli për rezultatet dhe objektivat e Samitit të Dytë të Diasporës.

”Nën moton ”Shkruaj dhe ti emrin tënd” është krijuar një platformë konkrete që do të nxisë filantropinë dhe donacionet”, përfundoi ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, zëdhënëse e Qeverisë, Elisa Spiropali.

Samiti i Dytë i Diasporës bashkoi në Tiranë mbi 1200 përfaqësues të shqiptarëve nëpër botë./ Insajderi.com

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark