Albanologu i njohur, Robert Elsie, ka përkthyer një tekst nga diplomati dhe shkrimtari francez, baroni Zhyl Aleksandrë Teodor Dëgran.
Në vitet 1893-1899, baroni Dëgran ishte konsulli francez i Shkodrës.
Ai ishte tepër i interesuar për historinë e rajonit, në veçanti për parahistorinë dhe kohën antike dhe vizitoi kalatë, kishat mesjetare dhe gërmime, duke shënuar çfarë pa dhe mësoi nga njerëzit që takoi.
Dy vjet pas largimit të tij nga Shqipëria, botoi librin Souvenirs de la Haute-Albanie (Kujtime nga Shqipëria e Epërme), Paris 1901, një udhëpërshkrim i mirëdokumentuar i Veriut të Shqipërisë, me shumë fotografi të jashtëzakonshme, shkruan mediumi shqiptar Mapo.
Por në këtë kohë ai kreu edhe një udhëtim në Tiranë. Ai mbërriti me kalë nga Durrësi në Tiranë për tetë orë. Sipas tij, popullsia në Tiranë është rreth 25 mijë banorë.