Pas vendimit që festivali më i madh që mbahej në Kosovë “Sunny Hill” do të zhvendoset këtë vit në Tiranë, ka reaguar Behgjet Pacolli.
Ai përmes një postimi në facebook ka shkruar se është i zhgënjyer e i hidhëruar nga dështimi i këtij organizimi.
Sipas Pacollit, është humbur rasti i një festivali me renome botërore i cili do e vendoste Kosovën në hartën botërore.
“Jam shumë i hidhëruar dhe i zhgënjyer nga dështimi i organizimit të festivalit ”Sunny Hill” në Prishtinë. Kemi humbur rastin e një festivali me renome botëror e cila do ta vendoste përseri Kosovën në hartën botërore“, ka shkruar ai në facebook.
Pacolli shkroi se Kosova e meritonte Dua Lipen dhe gjithë pjesën tjeter të artistëve ndërkombëtarë.
Gjithashtu, i njejti ka shtruar pyetje se si është e mundur që Tirana heq çdo barikadë dhe e shfrytëzon eventin e Kosova e hedh.
“Kosova e meritonte Dua Lipën dhe gjithë atë repertor të këngëtarëve ndërkombëtar dhe vendas që do të performonin në këtë festival dhe Dua Lipa nuk e meritonte të privohej nga performanca në vendlindjen e saj. Si është e mundur që Tirana heq çdo barikadë dhe shfrytëzon këtë event e Kosova e hudh?”, ka shkruar Pacolli.