Në Pallatin e Kongreseve në Tiranë fillon Asambleja Parlamentare e NATO-s, e para e këtij lloji që zhvillohet në Tiranë.
Hapjen e kësaj Asambleje e bëri ministri i jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati, ai fjalimin e tij e nisi në gjuhën shqipe duke ju uruar mirëseardhje anëtarëve të Asamblesë.
Gjatë fjalimit të tij ai tha se “NATO duhet të forcojë edhe më tej praninë dhe aftësitë mbrojtëse në skajin Lindorë dhe të rrisë praninë edhe në Detin Mesdhe”.
Gjithashtu ai kërkoi forcimin mes NATO-s dhe BE-së, sidomos për krizën e refugjatëve, ndërsa me rëndësi vlerësoi edhe anëtarësimin e Malit të Zi për të shmangur ndikimin rus në rajon.
“Anëtarësimi është me rëndësi jo vetëm për Aleancën dhe rajonin, por për mbarë kontinetin dhe stabilitetin sepse jo vetëm redukton zonat gri të sigurisë në rajon, por dhe e ul ndikimin e aktorëve të tretë në rajon”, u shpreh ai.