Tirana zyrtare ndërron qëndrim rreth krizës në Maqedoni – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tirana zyrtare ndërron qëndrim rreth krizës në Maqedoni

    Insajderi
    03 March 2017 - 21:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vetëm disa ditë pas deklaratës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, se “pa shqiptarët e Maqedonisë nuk ka Shqipëri”, Tirana zyrtare ka bërë të ditur se nuk do të ndërhyj në krizën institucionale të shtetit të Maqedonisë.

    Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani siguroi sot Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini, se Tirana zyrtare nuk do të interferojë në proceset e brendshme të fqinjëve, por do të punojë gjithmonë për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.

    Ai e cilësoi platformën shqiptare në Maqedoni, një akord të arritur mes partive politike.

    Në komunikatën e lëshuar për mediat, kreu i shtetit shqiptar ka bërë të ditur se kishte diskutuar disa prej çështjeve më të ndjeshme në vend por edhe në arenën ndërkombëtare.

     

    Para tre ditësh, kryeministri Edi Rama i dërgoi “mesazh” nga rrjeti social Facebook presidentit të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, i cili nuk i dha mandatin liderit të LSDM-së, Zoran Zaev që të formojë qeverinë me partitë shqiptare.

    “Zoti Ivanov, gjuha shqipe s’është e armikut po e një populli shtetformues në Maqedoni. Pa shqiptarët nuk ka Maqedoni i dashur President”, kishte shkruar Rama në Facebook.

    Maqedonia ndodhet në një krizë institucionale pasi asnjëra nga dy partitë që dolën të parat në zgjedhje nuk arritën të formojnë qeverinë. /Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark