Tiranë - Akuzohej për ngacmim seksual, Policia arreston 38-vjeçarin me dy identitete - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tiranë – Akuzohej për ngacmim seksual, Policia arreston 38-vjeçarin me dy identitete

    Insajderi
    07 July 2025 - 17:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 38-vjeçar i dyshuar për ngacmim seksual, është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi ndaj tij gjykata kishte dhënë në mungesë masën “arrest me burg”, për veprën penale të ngacmimit seksual.

    Ndërsa nuk jep detaje të hollësishme për rastin, institicioni bën me dije se veprimet ndaj personit që kishte edhe dy identitete, janë kryer nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3.

    “Shërbimet kapën edhe ndaluan S. K. alias A. A., 38 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale “ngacmimi seksual”, thuhet në njoftimin zyrtar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark