Policia liron dy prona të uzurpuara në Prishtinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia liron dy prona të uzurpuara në Prishtinë

    Insajderi
    21 June 2016 - 14:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë në bashkëpunim me Policinë  e Kosovës, pas hetimeve të kryera dhe grumbullimit të provave materiale, kanë zhvilluar sot një aksion për lirimin e lokaleve të shitura e të uzurpuara.

    Aksioni është realizuar në dy lokacione, njëri tek  Zonën Industriale në Prishtinë dhe tjetri në rrugën Haxhi Zeka në Prishtinë.

    Operacioni është realizuar me urdhër të Gjykatës  Themelore në Prishtinë, ku janë liruar lokalet afariste, të uzurpuara në mënyrë të kundërligjshme.

    Këto prona të cilat kanë qenë të  uzurpuara deri më tani, me urdhër të gjykatës kompetente i  janë  nënshtruar  procesit të sekuestrimit.

    Prokuroria Themelore, Departamenti i  Përgjithshëm,  pas përfundimit të hetimeve ndaj të dyshuarve do të ngrit akuzë për veprën  penale – “uzurpim i paligjshëm i pronës së paluajtshme”.

    Aksionet për lirimin e pronave të uzurpuara kanë nisur prej më shumë se një muaji, pas vizitës së përfaqësueses së lartë të BE-së, Frederica Mogherini, e cila kërkoi nga institucionet e Kosovës, luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark