Wayne Rooney pësoi një tjetër dështim si trajner dhe mbeti pa punë pasi u largua nga Plymouth Argyle me pëlqim të dyanshëm, pasi skuadra është në vendin e fundit në Championship.
Së bashku me Rooneyn, nga klubi do të largohen edhe ndihmësit e tij.
“Dëshiroj të shfrytëzoj rastin të falënderoj Bordin e Klubit të Futbollit Plymouth Argyle, në veçanti Simon Hallett dhe Neil Dusnip, me të cilët kam pasur një marrëdhënie të shkëlqyer. Gjithashtu do të doja të falënderoja të gjithë stafin që më bëri të ndihem i mirëpritur dhe të cilët e kanë bërë klubin një vend kaq të veçantë, lojtarët dhe tifozët për përpjekjet dhe mbështetjen e tyre gjatë kohës sime si trajner dhe u uroj atyre gjithë të mirat për të ardhmen”, tha Wayne Rooney.