×
  • Sport
  • Sport

    Tjetër “pistë” për të ardhmen e Brojës, Chelsea përdor “legjionarin” për “yllin” suedez

    Insajderi
    05 July 2024 - 22:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Padyshim një nga dilemat më të mëdha, të tifozëve të Kombëtares shqiptare është edhe e ardhmja e “bomberit” të sulmit, Armando Broja, me 22-vjeçarin, që kërkohet deri më tani nga një sërë ekipesh të mëdha evropiane, si Milan, Monaco, West Ham, Everton, Wolfburg e Borussia Dortmund dhe lista sa e vjen e zgjatet.

    Sipas raportimeve më të fundit të mediave angleze, një tjetër “pistë” ka dalë për të ardhmen e “Legjionarit”, me drejtuesit e “Bluve” të Chelsea, që duket se kanë lënë pezull 30 milionë paundët e ofruara nga Everton dhe kanë menduar ta përdorin 22-vjeçarin, për të afruar një tjetër lojtar klasi në skuadrën e tyre.

    Bëhet fjalë për “yllin” suedez, të Neëcastle, Alexander Isak, me këtë të fundit që po tregon potencialin e tij vit pas vit, fakt që ka shtyrë teknikun Maresca, për të kërkuar kartonin e tij dhe për këtë ka vendosur të “sakrifikojë”, plot tre lojtarë të prodhuar nga akademia e “Cobham” dhe nuk janë aspak lojtarë të nivelit të ulët.

    Connor Gallagher, Trevor Chalobah e Armando Broja, këta pritet të jenë të larguarit nga “Stamford Bridge”, me bordin e “Bluve”, që kërkon të “mahnisë” në këtë mënyrë teknikun e “Bardhezinjve”, Eddie Hoëe, për të lënë të lirë 24-vjeçarin suedez, i cili do të ishte zgjidhje perfekt për sulmin e Chelsea, sidomos pas këtij sezoni katastrofik që sapo kaluan.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark