Kur ende nuk ka hedhur pas krahëve skandalin e mashtrimit për ndotjen e emëtuar, Volkswagen përballet me një tjetër.
Rreth 100 milionë mjete të prodhuara nga kompania gjermane, janë në rrezik për t’u hapur lehtësisht përmes hakimit.
Në këtë përfundim kanë mbërritur një grup hakerash, që thonë se avaria prek mjete të prodhuara nga viti 1995 deri në 2016, modele të ndryshme VW dhe Audi, Seat dhe Skoda.
Alarmi është dhënë nga kompania e sigurisë online, Kasper&Oswald. Ajo thotë se përmes një metode të thjeshtë mund të klonohet ‘sinjali’ i hapjes së këtyre mjeteve, por pa dhënë shumë detaje rreth kësaj.
Vetë kompania gjermane ka reaguar duke thënë se po punon me kompanite e sigurisë për këtë problem dhe siguron se avaria nuk prek prodhimet e fundit të 2016.