×
  • Lajme
  • Sport
  • Lajme

    Tjetër risi në sulmin e Kosovës – Franco Foda fton këtë sulmues për dy sfidat e muajit nëntor

    Insajderi
    08 November 2024 - 22:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sulmuesi kosovar Baton Zabërgja, ka marrë ftesën e përzgjedhësit Franco Foda për t’u bërë pjesë e grumbullimit të Kosovës.

    Kosova do t’i luajë dy ndeshje në kuadër të Ligës së Kombeve ndaj Rumanisë më 15 nëntor dhe më pas tri ditë më vonë më 18 nëntor ndaj Lituanisë.

    Ftesën për Zabërgjën e ka konfirmuar zyrtarisht klubi i tij FC Dinamo përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook.

    Postimi i plotë nga FC Dinamo:

    “Baton Zabërgja ftohet nga perfaqësuesja e Kosovës”.

    “Përfaqësuesja e Kosovës do të zhvillojë dy ndeshjet e rradhës në Uefa Nations League në datat 15 dhe 18 Nëntor, përkatësisht kundër Rumanisë dhe Lituanisë”.

    “Sulmuesi ynë do të jetë pjesë e listës së përzgjedhur nga trajneri Franco Foda për këto dy ndeshje”.

    “FC Dinamo City i uron Baton Zabërgjas shumë suksese me Kosovën në arenën ndërkombëtare!”, thuhej në njoftimin e Dinamos.

    Kujtojmë se Zabërgja para se të bënte kalimin e tij në Shqipëri tek Dinamo City, ka qenë pjesë e disa ekipeve kosovare si Vushtrria, Drenica dhe Gjilani.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark