×
  • Lajme
  • Lajme

    Tjetër sulm në Gjermani/ 26-vjeçari kërcënon me thikë kalimtarët, qëllohet për vdekje nga policët

    Insajderi
    28 August 2024 - 10:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një burrë i akuzuar për sulmin me thika të këmbësorëve në Mers, në Gjermaninë perëndimore u qëllua për vdekje nga policia të martën, disa ditë pas një sulmi vdekjeprurës me thikë në qytetin e afërt të Solingenit, sipas autoriteteve.

    Policia u njoftua se një person kishte sulmuar dhe kërcënuar kalimtarët me thikë në qytet, ku menjëherë janë vënë në lëvizje. Oficerët kanë identifikuar të dyshuarin, shtetasin gjerman 26 vjeç i cili pasi ka tentuar ti sulmojë dhe ata me dy thika.

    Policët menjëherë e kanë qëlluar, duke e lënë të vdekur në vend 26-vjeçarin.

    Askush tjetër nuk u lëndua. Incidenti vjen pasi Gjermania është në gatishmëri të lartë pasi tre persona u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën në një sulm me thikë të premten në një festival në natyrë në Solingen, rreth 45 kilometra nga Mers.

    26-vjeçari Syros, i cili dyshohet se është i lidhur me organizatën xhihadiste Shteti Islamik (IS), u karakterizua si terrorist nga autoritetet gjermane.

    Sulmi në Solingen ka rindezur debatin mbi emigrantët dhe refugjatët në vend dhe ka rritur më tej presionin ndaj Solz dhe qeverisë së tij, ndërsa zgjedhjet kryesore shtetërore afrohen të dielën.

    Autori i atij sulmi normalisht duhej të ishte deportuar në Bullgari, vendi ku ai fillimisht hyri në BE, por me sa duket ai mundi t’i shpëtonte procedurave të dëbimit me lehtësi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark