Një sulmues vetëvrasës ka vrarë katër persona, përfshirë dy oficerë policorë dhe ka lënduar katër të tjerë në një sulm që ka pasur cak shtabin administrative të një rajoni fisnor në pjesën veriperëndimore të Pakistanit.
Zyrtarët vendorë kanë thënë se dy sulmues vetëvrasës kanë tentuar të futen në hapësirën e administratës së policisë lokale në Ghalani Tehsil dhe qarkun fisnor Mohmand më 15 shkurt, shkruan REL.
Kur ata janë ndaluar në hyrjen kryesore, një nga sulmuesit e ka hedhur veten në erë, derisa tjetri është vrarë gjatë luftimeve me forcat e sigurisë.
Askush deri më tash nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
Gjatë kësaj jave, një sulmues vetëvrasës ka vrarë 13 njerëz në qytetin lindor të Pakistanit, Lahore. Një degë e ndarë e talibanëve të Pakistanit, grupi “Jamaat ul Ahrar” (Lëvizja për Liri), e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.
Ky grup është aktiv në rajonin e Mohmandit, që gjendet afër kufirit pothuajse jashtë kontrollit me Afganistanin.
Pakistani, gjatë viteve të fundit ka realizuar disa ofensiva kundër militantëve islamik.